Katër të lënduar nga aksidenti i trafikut në rrugën Pejë-Deçan
Publikuar:
(06.07.2022 17:11:59)

Katër persona janë të lënduar nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Pejë-Deçan.
Lexuesit e Shqip.com kanë dërguar fotografitë nga vendi i ngjarjes. Në këto fotografi shihen veturat e përfshira si dhe personat e lënduar.
Personat e lënduar kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Këtë e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Tefik Syla.

“Aksidenti i trafikut ka ndodhur në fshatin Raushiq, në rrugën Pejë-Deçan. Nga aksidenti janë lënduar katër persona por që lëndimet janë të lehta dhe jo diçka serioze”, tha Syla.
Sipas Sylës, personat e lënduar e kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor./Shqip.com