“El Pistolero” vazhdon të jetë i lirë
Publikuar:
(06.07.2022 08:40:12)

E ardhmja e tij mbetet ende një mister në vete.
Luis Suarez vazhdon të jetë lojtar i lirë.
Sulmuesi uruguain i ndau rrugët me Atletico Madrid – në fund të sezonit dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
“El Pistolero” ishte i lidhur me një transfer të mundshëm në River Plate, ama ende nuk ka diçka zyrtare.
Teksa, kohë më parë vetë ai – kishte deklaruar se dëshiron të luaj në Evropë.
35 vjeçari zhvilloi po aq ndeshje – në kampionatin e fundit të La Ligës, teksa shënoi 11-të gola dhe asistoi dy herë.