Lajme

Myftiu Tërnava në takim me ambasadorën e Greqisë, i kërkon angazhim në njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren Heleni Vakali.

Siç bënë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, në këtë takim Myftiu Tërnva ka kërkuar nga ambasadorja Vakali angazhim për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia.

“Myftiu Tërnava kërkoi nga ambasadorja Vakali një angazhim më permanent për njohjen sa më parë të pavarësisë së Kosovës nga shteti i Greqisë”

Po ashtu Tërnava e ka informuar ambasadoren për aktivitetet të cilat I zhvillojnë si institucion.

Myftiu Naim Tërnava

“Myftiu Tërnava e njohu mysafiren me historikun, punët dhe aktivitetet që i zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai tha se BIK-u vazhdimisht ka luajtur një rol kyç në mbarëvajtjen e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend”

Ambasadorja Vakali ka falëndëruar Myftiun Tërnava dhe BIK-un për angazhimin që në Kosovë të ketë paqe ndërfetare.

Po ashtu, Vakali ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban-Bajramit./shqip.com