Sport Shqiptar

Gjilani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e Ligës së Konferencës

(Foto: SC Gjilani, Facebook)

Klubi gjilanas ka njoftuar për çmimet dhe pikat e shitjes kundër letonezëve të Liepajas.

Ndeshja mes SC Gjilanit dhe Liepajas pritet të zgjojë interes të madh te tifozët ‘Skifterat’.

Përmes një postimi në rrjetet e tyre sociale, klubi ka bërë me dije se biletat do të shiten nga sot (e marte), prej orës 12:00 deri në 18:00.

Pikat që janë caktuar për shitjen e tyre janë Teatri i Qytetit në Gjilan dhe pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Njoftimi zyrtar i SC Gjilanit në Facebook

Kurse, çmimet do të jentë si vijon: Lindje – 5 euro, Perëndim – 10 euro, dhe VIP – 20 euro.

“SHËNIM! Biletat janë të barkoduara dhe autorizohet hyrja në stadium vetëm për mbajtësin e saj dhe një herë të vetme.

“SC Gjilani nuk do të mbajë përgjegjësi për parregullsi në biletat të cilat nuk janë të shitur nga pikat e autorizuara nga klubi”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.

Përndryshe, SC Gjilani do ta zhvillojë ndeshjen e parë si vendas në kuadër të Ligës së Konferencës, saktësisht rrethit të parë kualifikues të këtij kompetiiconi.

SC Gjilani vs Fk Liepaja (SC Gjilani, Facebook)

Sfida luhet më 7 korrik, ditë e enjte, me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. /Shqip.com