Kush, ku, çka? Të gjitha transferimet e kryera deri më tani në Superligë

Superliga e Kosovës i hap perdet me 22 gusht.
Ndërsa, merkato e verës po bëhet edhe më interesante dita e ditës.
Shqip.com ka renditur transferimet e bëra nga skuadrat e elitës së futbollit kosovar deri më tani – pasi lëvizjet nuk janë të pakta.
Kampionët – i mbuluan hapësirat

Titullin e siguruan, por nuk janë të kënaqur me kaq.
FC Ballkani ka arritur që deri më tani të arrin marrëveshje me tre futbollistë.
Lucas Cardoso, Qendrim Zyba dhe Leonit Abazi i janë bashkuar “xhebrailave” .
Por, në këtë skuadër ka pasur edhe largime.
Ndër të tjer, Blendi Bafitu, Melvlan Zeka dhe Ramiz Bytyqi i ndanë rrugët me kampionët.
Sfida e rradhës për këtë ekip mbetet – ndeshja ndaj FK Žalgiris në kuadër të Europa Conference League.
Drita po bën dritë

Sezonin e mbyllën pa trofe.
Por, nuk e kanë ndërmend të dorëzohen.
FC Drita ka është e bërë merkaton e verës edhe më të nxehtë me transferimet e bëra.
Skuadra nga Gjilani ka siguruar shërbimet e Kastriot Selmanit, Leonat Vitijës Ekoë Mills, Iran Junior, Besnik Krasniqit, Blendi Baftiut dhe Florjan Smakiqit.
“Intelektualët” janë përgaditur maksimalisht për Europa Conference Leauge, teksa po konsiderohen si favoritët kryesorë për sezonën e re të Superligës.
Në anën tjetër, largimi më i madh nga Drita ishte Ardian Cuculi, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë lider në repartin defanziv të skuadrës.
Trajneri i ri, misioni i vjetër

Ismet Munishi nuk ia doli dhe u shkarkua.
Misioni mbetet i njëjtë për SC Gjilanin: vendi i parë.
Tashmë – këtë skuadër e drejton Zekirija Ramadani, që ka shumë tituj në CV-në e tij.
Nën urdhërat e Ramadanit, “skifterat” kanë sjellur tre futbollistë të rinjë: Mevlan Zeka, Baton Zabërgja dhe Besart Krivanjeva.
Teksa, një “humbje” e madhe ishte largimi i Gerhard Prognit, që ishte golashënuesi më i mirë i Superligës – në sezonin e kaluar.
Mbetet të shihet nëse pjesa e tjetër e merkatos do sjellë futbollistë të rinjë në stadiumin “Agim Ramadani”.
Dy yjet u larguan, Batatina i solli tetë të tjerë

Valmir Veliu dhe Kastriot Selmani i ndanë rrugët me Llapin.
I pari u transferua në Superligën turke, i dyti te Drita, por zëvendësimi i tyre nuk duket problem i madh.
Skuadra nga Podujeva ka nënshkruar me tetë futbollistë: Alban Shabani, Robson Da Silva, Igor Vukcevic, Andri Stafa, Ardi Qorri Fernando Augusto, Albion Kurtaj, Gerard Progni dhe portiere Amrush Bujupi.
Pa asnjë dyshim, goditja më e madhe e kësaj merkato ishte Progni, i cili e mbyllli kampionatin e kaluar – si golashënuesi më i mirë i Superligës.
Llapi e mbylli sezonën me dy trofe, kurse për herë të dytë rradhazi do të luaj në garat evropiane.
“Ismet Baba” – shpresë për ndryshim te Prishtina

FC Prishtina e mbylli sezonën e kaluar në vendin e pestë.
Pa trofe, pa plasman në garat evropiane dhe me shumë probleme tjera.
Shumica e futbollistëve i ndanë rrugët me bardhekaltërit, teksa trajner u emërua Ismet Munishi.
Munishi – ka një rrugëtim të vështirë para vetës dhe për të arritur qëllimet ka filluar përfocimet.
Muhamed Useini, Gentrit Dumani, Endrit Baholli, Mërgim Pefqeli, Ramiz Bytyqi, Marclei Cesar Chaves Santos dhe dy gardianët, Butrint Bulliqi e Egzon Bislmi kanë zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fusha e gjelbër do e tregojë – sa ka ndikuar këto ndryshime të mëdha te klubi më i trofshëm në Kosovë.
Drenica, Dukagjini dhe Malisheva në “gjumë”

Mbijetësën e siguruan.
Por, për sezonin e ri nuk janë duke dhënë sinjale.
Drenica, Dukagjini dhe Malisheva nuk kanë zyrtarizuar ende ndonjë përforcim.
Drenica ka pasur probleme financiare gjatë sezonit të kaluar dhe nuk dihet nëse i kanë zgjidhur ende.
Ndërsa, dy skuadrat tjera ani pse nuk kanë ngecur në atë drejtim – ende nuk po japin sinjale “jete”.
Ferizaji dhe Trepça 89 – rikthehen për të qëndruar

FC Ferizaj dhe KF Trepça 89 janë rikthyer në Superligë dhe synojnë të qëndrojnë gjatë.
Ferizaj i udhëhequr nga Arbnor Morina ka transferuar gjashtë futbollistë.
Gentian Emini, Donat Hasanaj, Edon Sadriu, Astrit Fazilu, Betim Haxhimusa, Leutrim Rexhepi do djersitin fanellën e kësaj skuadre.
Teksa, kontratat i kanë vazhduar edhe lojtarët që bartën barrën kryesore në Ligën e Parë.
Në anën tjetër, Trepça 89 ka bërë vetëm dy transferime.
Erdin Dushi dhe Bleon Sekiraqa kanë përforcuar mitrovicasit – që nga elita e futbollit Kosovar zbritën në sezonën e kaluar.