Lajme

Pas plagosjes me armë zjarri në Skenderaj, Policia jep detaje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Skenderaj, ku dy zyrtarë policor janë plagosur.

Lidhur më këtë rast, Policia ka dhënë detaje.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu është bërë me dije se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë

Lidhur me këtë rast deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.

Gjithashtu me rastin janë duke u ndërmarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante./Shqip.com