Lajme

Nesër mblidhet përsëri Komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike, tentohet të votohet lista e dëshmitarëve për herë të pestë

Për të pestën herë nesër duke filluar nga ora 14:00 pritet të mblidhet Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Edhe në këtë mbledhje pritet të tentohet që të votohet lista e dëshmitareve që pritet të ftohen për intervistim.

Mbledhja e fundit e këtij komisioni u mbajt dy ditë më parë por që nuk u arrit që të votohet lista e dëshmitarëve pas mosmarrëveshjeve midis partive të opozitës dhe pozitës.

Në mbledhjet e kaluara, Kryetari i këtij komisioni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hajadar Beqa ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje që nga lista e dëshmitarëve të largohen emrat që janë në procese gjyqësore.

Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Armend Muja theksoi se vendim i këtij komisioni ka qenë që të gjithë bartësit të jenë më listën e dëshmitarëve.

Deputetja e LDK-së, Rrezata Krasniqi ka propozuar që në listë të shtohen edhe emrat e drejtorëve të KEK-ut.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj kishte thënë se lista është në rregull dhe e përkrah listën./Shqip.com