E ka ndjekur me GPS? Bruno i Për’puthen flet për herë të parë për ndarjen nga Ana
Bruno dhe Fjoriana ishin një ndër çiftet më të dashura nga publiku, i cili ka dal nga emisioni Përputhen.
Lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe u ndanë dy muaj pas daljes nga programi.
Lajmi u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale, ku konfirmonte ndarjen nga Ana.
Që pas deklaratës së tij ish-çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga ndjekësit për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes.
Kështu një ndjekës e ka pyetur Brunon se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Anës, pasi kjo e fundit tha se s’mund të flasë për shkak të familjes së tij.
Ish-konkurrenti i Për’puthen shkruan se nuk ka folur për arsyet e ndarjes pasi ka respekt për Anën dhe zgjedhjet e tyre së bashku. Më tej ai shton se është i hapur që ajo të nxjerrë prova për gjithçka “të keqe” që është folur./SHQIP.com