Kryeinspektorja: Për shkak të mungesës së kushteve të punës, nuk janë angazhuar të rekrutuarit e “Mbrojtjes Civile”
Publikuar:
(30.06.2022 11:10:34)

Mungesa e kushteve të punës, arsyeja që të rekrutuarit e “Mbrojtjes Civile”, nuk janë duke dalur në punë. Megjithatë, faji po rezulton të jetë tek institucioni.
U.d e kryeinspektorja e Tregut në MINT Lebibe Haliti tregon se mungesa e plotësimit të kushteve si objekti në veri të vendit dhe veturat zyrtare po bëjnë që të njëjtit të paguhen edhe pa punuar.
“Janë të interesuar t’i kryejnë detyrat ashtu siç e kanë të përcaktuar me kontratë por edhe për shkak se nuk u janë krijuar kushtet për punë nuk kanë arrit të angazhohen qind për qind”.
Por, pse këto kushte nuk ju krijuan atyre asnjëherë?!
Përgjigje për këtë nuk ka Haliti./Shqip.com