Lajme

Një burrë arrestohet në Kaçanik, iu gjetën dy armë dhe fishekë

Arme

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Kaçanik, pasi të njëjtit iu është gjetur një armë dhe një karikator me tetë fishekë.

Kurse, pas kontrollit të policisë në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe arma e dytë me tre fishekë.

“Është ndaluar personin e dyshuar me inicialet F.L (M/K) i moshës 60 vjeçar, tek i cili gjatë kontrollimit i është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me një karikator dhe 8 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, në ora 19:15, pas një kontrolli në shtëpinë e tij, i është gjetur edhe arma e dytë, armë automatike me një karikator dhe 3 fishekë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Armët dhe municioni i gjetur janë sekuestruar si prova materiale nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, i dyshuari iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./Shqip.com