Lajme

25 mijë euro paga pa dal në punë për një inspektor të MINT, shteti harxhon miliona euro për “Mbrojtjen Civile”

Nga marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Beogradi ishte dakorduar që ta shuante strukturën paralele “Mbrojtja Civile”, ndërsa Prishtina kishte marrë përgjegjësi që t’i punësonte nëpër institucione.

Në mesin e të punësuarëve të “Mbrojtjes Civile”, është edhe M.M inspektor i tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që nuk del në punë, por që paguhet çdo muaj.

E kolegu i tij, Berat Ahmeti, po ashtu inspektor në MINT, kryen punë pesë ditë të javës.

Si M.M janë edhe 11 të tjerë, ndërsa gjithësejt në këtë ministri të rekrutuar të Mbrojtjes Civile janë 23. Asnjëri nga ta vazhdon të mos paraqitet në punë, por rroga çdo muaj derdhet në konton e tyre nga buxheti i Kosovës./Shqip.com