Sport Shqiptar

Bajoku ndalet në çerekfinale

Boksier kosovar, Bashkim Bajoku, ka pësuar humbje në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Ai e kaloi ndeshjen e parë pa luftë, por pastaj u ndal menjëherë në raundin tjetër.

Boksier kosovar të mërkurën, e humbi ballafaqimin ndaj boksierit të Turqisë, Samet Gumus, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në fund ai u mposht me rezultat përfundimtar 2:1.

Në boks Kosova do të përfaqësohet edhe nga Shpetim Bajoku, i cili garon në kategorinë deri në 63 kilogram dhe meçi i tij fillon në ora 19:45.

Sot kanë luajtur edhe xhudistët, ku Erza ka humbur në çerekfinale, derisa Flaka Loxha garon në repesazh.

Medaljen e parë për Kosovën e ka siguruar Distria Krasniqi, e cilia tashmë është në finale dhe do të luftojë për të artën./Shqip.com