Nesër mblidhet Kuvendi, shqyrtohet mocioni për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës në ditën e enjte duke filluar 10:00.
Në këtë seancë do shqyrtohet mocioni për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Në vazhdimësi të seancës do të bëhet shqyrtimi i dytë për projektligjet për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit si dhe për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.

Po ashtu, është njoftuar se do të parashihet të mbahet debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve.
Në këtë seancë do të formohet komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.
Mocioni për shkakrimin e bordit të ZRrE-së është propozuar nga LDK-ja.
LDK-ja me këtë mocion pretendon se ZRrE-ja nuk e kishte marrë parasysh paralajmërimin për krizë dhe se kishte bërë shkelje e diskriminim ndaj konsumatorëve me vendimin për shtrenjtimin e rrymës.
Sipas deputetëve të LDK-së bordi i ZRRE-së duhet të shkarkohet sa më shpejt, dhe sipas saj nga ky bord janë dëmtuar qytetarët sepse nuk ka qenë transparent.
Kurse, Komisioni për Ekonomi ka shqyrtuar këtë mocion i cili pas hudhjës në votim, nuk ka kaluar./Shqip.com