Gold AG shkon në Hagë, viziton Rexhep Selimin
Publikuar:
(29.06.2022 14:17:17)

Rap-artisti i njohur shqiptar, Arian Agushi i njohur si Gold AG, ka vizituar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimin, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Së bashku me një fotografi ai publikoi edhe një shkrim dedikuar Selimit.
View this post on Instagram
Gold AG, është njëri prej artistëve që shumë shpesh i ka dedikuar këngë patriotike të rënëve për liri dhe luftëtarëve.