Lukaku rrëzon Dzekon nga froni

Inter janë të gatshëm ta lënë boshnjakun të kërkojë klub tjetër.
Rikthimi i Romelu Lukakut në formë huazimi nga Chelsea nënkupton qartë se kush do ta shoqërojë Lautaro Marzinezin në sulm edicionin e ardhshëm.
Në këtë mes duket se do të flijohet Edin Dzeko, me Interin që është dakort me shitjen e tij, raporton Calciomercato.

Për të marrë shërbimet e veteranit, i interesuar është trajneri i ri i Valencias, Gennaro Gattuso.
Megjithatë, paga e tij mund të jetë pengesë e madhe që ai të mbërrijë në “Mestalla”, pasur parasysh edhe gjendjen financiare të klubit spanjoll.
Përndryshe, Dzeko është akoma një sulmues mjaft i rrezikshëm para portës, ndonëse mosha rëndon më shumë se përvoja.

Ai bëri 36 paraqitje me Interin në Serie A përgjatë edicionit të kaluar, ku shënoi 13 gola dhe dhuroi shtatë asistime.
Kurse, kontrata e tij është valide deri në qershorin e vitit 2023, çfarë do të thotë se të interesuarit duhet të mbushin konton bankare të ‘Nerazzurri’ – edhe pse shuma do të ishte simbolike. /Shqip.com