Tahiri i LDK-së dhe Rrahmani i VV-së nisen për në haxh

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është në mesin e besimtarëve myslimanë që sivjet kanë vendosur të nisen drejt Arabisë Saudite për pelegrinazhin e haxhit.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, i veshur siç parashihet të duken pelegrinët, shihet në një fotografi në areoportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Po ashtu, këtij riuali fetar i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendoje Eman Rrahmani.


Këtë vit, për të kryer njërin nga obligimet e Islamit, Haxhin, haxhinjët do të obligohen të paguajnë 5 mijë e 700.
Për dallim nga viti 2019-të ku çmimi ishte 4 mijë e 150 euro.
Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, aranzhmani i cili kushton 5,700 euro, në pako përfshinë: transportin ajror vajtje – ardhje, akomodimin në hotel, ushqimin (mëngjesin dhe darkën), therjën e Kurbanit dhe disa procedura tjera të nevojshme gjatë kryerjes së këtij rituali.
Kushtet e nevojshme për marrjen e vizës: pasaporta e Republikës së Kosovës (vlefshmëria e pasaportës mbi 6 muaj), dy fotografi të formatit të pasaportës, fletëpagesa e aranzhamnit të haxhit, vërtetimi i vaksinimit anti-COVID-19, testi PCR negativ (72 orë para hyrjes në Arabi Saudite)./Shqip.com