Nadal e nis me këmbë të mbarë – Wimbeldonin

Tafael Nadal pengesën e parë e kaloi me sukses.
Rafael Nadal ka triumfuar ndaj Francisco Cerundolo – në xhiron e parë të Wimbeldonit.
Tenisti spanjoll e vërtetoi edhe një herë se po kalon momente të mira në karrierë – duke e mbyllur ndeshjen me 1-3 në sete (6-4, 6-3, 3-6, 6-4).
Për Rafan kjo fitore ishte tejet e veçantë.
Ai tashmë ka 306 në total, duke u bërë tenisti i pestë me më së shumti ndeshje të fituara – Grand Slam.
Teksa, i pari në këtë listë mbetet Roger Federer – me 369.
“Një kundërshtar shumë i vështirë,” tha Nadal për Cerundolo pas ndeshjes.
Teksa, shtoi se “është e qartë për mua që kanë kaluar 3 vite pa luajtur në këtë sipërfaqe fantastike, kaq shumë i lumtur që jam kthyer. Për mua është gjithmonë e mrekullueshme të luaj në këtë fushë”.
36 vjeçari po vazhdon të jetë luaj në nivelet më të larta të këtij sporti, ndërsa rënditet i katërti në listën globale./Shqip.com