Kancelari gjerman: Putini të pranojë se planet e tij në Ukrainë nuk do të kenë sukses

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka bërë një koment përmbyllëse pas G7.
Ai thekson se “vendet mund të përcaktojnë fatin e tyre” dhe nuk duhet “të sulmohen nga fqinjët e tyre”.
Ai dënon sulmin e së hënës në një qendër tregtare në Kremenchuk, për të cilën thotë se është “përsëri provë se Putini po vazhdon agresionin e tij brutal kundër popullsisë” në Ukrainë.
Duke iu referuar sanksioneve të vazhdueshme perëndimore, Scholz vazhdon: “Ka vetëm një rrugëdalje: që Putini të pranojë se planet e tij në Ukrainë nuk do të kenë sukses”, raporton BBC.
Ai thotë se vendet e G7 do të marrin në konsideratë një kufizim të çmimit të naftës ruse dhe shpresojnë të trajtojnë rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga pushtimi i Moskës.
Ai shton se 4.5 miliardë dollarë (3.7 miliardë £) do të shpenzohen për të luftuar urinë globale, e përkeqësuar nga lufta ruse në Ukrainë.