Policia i kthen prapa serbët me fanella provokuese në Gazimestan për Vidovdan
Publikuar:
(28.06.2022 12:48:02)

Policia e Kosovës nuk i ka lejuar disa serbë që t’i afrohen vendit në Gazimestan, ku po shënohet Vidovdani, pasi bartnin fanella provokuese, si hartën e Kosovës dhe katër shkronjat “S”.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë janë duke u kontrolluar nga policia.
Viteve të kaluara, të pjesëmarrësit serbë janë gjetur edhe armë të ftohta, ndërkohë që edhe ka pasur arrestime për shkak të provokimeve.
Policia e detyroi ta zhvishte bluzën në mënyrë që të mund të kalonte tutje.
