Mblidhet Komisioni hetimor për energjinë elektrike, votohet për listën e dëshmitarëve
Publikuar:
(28.06.2022 11:01:20)
Sot gjatë ditës pritet të mblidhet Komisioni hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Në këtë mbledhje pritet të votohet lista e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistë.
Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet në Kuvendin e Kosovës. Mbledhja e Komisionit pritet të mbahet në ora 12:00.
Herën e fundit nuk është arritur të votohet lista pas kundërshtimeve midis partive politke./Shqip.com