Sport Ndërkombëtar

Asensio dëshirohet edhe në “Stamford Bridge”

Marco Asensio

Garues i ri i hyn garës së Arsenalit, United dhe Mlanit për sulmuesin.

Marco Asensio nuk po zë vend si startues në Real Madrid.

Indikator ky që lë shumë mundësi që ai të largohet nga kampioni i Evropës këtë afat kalimtar.

Përderisa klube të ndryshme kanë shprehur interesim, së fundmi është Chelsea që duket se po mban më shumë se një sy në të, raporton ‘Sport’.

Marco Asensio dhe trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti

Asensio luan në krahun e djathtë të sulmit dhe është majtak, diçka që i jep atij përparësi nga shumë klube.

Kjo pasi jo shumë lojtarë me tipare të tija janë në treg momentalisht dhe jo shumë nga ata që janë e kanë përvojën që e zotëron Asensio.

Vetëm 26-vjeçar, Marco është tre herë fitues i Ligës së Kampionëve me ‘Los Blancos’.

Marco Asensio, Real Madrid

Spanjolli i lindur në Palma de Mallorca bëri 31 ndeshje për kryeqytetasit në La Liga përgjatë edicionit që lamë pas, me ç’rast shënoi 10-të gola.

Kurse, vlera e tij në treg, sipas rrjetit të transferimeve ‘transfermarkt’, arrin në 40 milionë euro – dyfish më pak se nga që e kishte në vititn 2018. /Shqip.com