Shefi ekzekutiv i Man CIty-t: Reali fitoi me fat Ligën e Kampionëve

Trofeu ‘me veshë të mëdhenj’ është objektivi që klubi anglez e ndjek prej kohësh.
Është pikërisht ky trofe, që u fitua nga Real Madridi këtë edicion, të ciltët mposhtën Liverpoolin, Chelsean, Man Cityn dhe PSG-në në fazën eleminatore.
Rreth triumfit të djemve të Carlo Ancelottit, ka folur shefi ekzekutiv i ‘Qytetarëe’, Ferran Soriano, duke i quajtur ata ‘me fat’.

“Liga e Kampionëve është një trofe që ne duam, por ne e dimë se i nënshtrohet pak fatit dhe nuk jemi të fiksuar”, tregoi fillimisht ai në intervistë për Dr. Football Podcast.
Humbjen nga madrilenët ai e theksoi si me fat, madje edhe vitet e fundit i quan të tilla.

“Njerëzit flasin sot për suksesin që Madridi ka pasur vitet e fundit dhe mendoj se do të ishte e drejtë të thuhet se ata ishin pak me fat. Ndoshta mund të them se ata e meritonin të humbnin kundër PSG-së, kundër Chelseat, kundër nesh ose kundër Liverpool-it”, u shpreh ai.
Sorriano vazhdoi duke shtuar se Reali duroi pjesën e tij të mirë të fatit të keq në skenën evropiane të viteve të 80-a, duke thënë: “Njerëzit nuk e mbajnë mend se në vitet 80 dhe 90 [Real] kishte një ekip fantastik, një nga më të mirët në historia, me [Emilio] Butragueno dhe La Quinta, dhe ata nuk mund ta fitonin atë.
“Milani i eliminonte çdo vit. Pra, ata ishin disi me fat tani, por ishin gjithashtu shumë të pafat për vite me radhë”, përfundoi Soriano.

Përndryshe, Madridi siguroi trofeun e 14-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.
Ky trofe është sa dyfishi i skuadrës së dytë për nga numri i tyre, Milani me plot shtatë sosh.
Nga ana tjetër, ekipi i Pep Guardiolës ka tani në radhët e veta Erling Haalandin, qendërsulmuesin që i mungoi që nga koha e Sergio Agueros. /Shqip.com
