Sport Ndërkombëtar

Saliba ka besimin e plotë të Artetas

William Saliba dhe Kylian Mbappe

Qendërmbrojtësi duket se do të jetë në ngjyrat e “Gunners” nga sezoni i ardhshëm.

William Saliba është rrugës për në “Emirates”.

Këtë gjë mund ta ndalojë vetëm një ofertë ‘e çmendur’ për të, sipas Fabrizio Romano.

Thashethemet për një huazim diku tjetër janë jashtë planeve, pasi Mikel Arteta dhe bordi i Arsenal llogarisin në të për sfidën e edicionit të ri.

Madje, bordi i lindinezëve janë të etur për t’i ofruar atij kontratë të re, me aktualen që i skadon në qershorin e vitit 2024.

Në një marrëveshje potenciale, 21-vjeçari do të fitojë pagë më të madhe se nga ç’fiton tani.

William Saliba, Marseille

Përndryshe, Arsenal siguroi shërbimet e lojtarit në vitit 2019, por vendosi që ta huazonte atë përsëri në Saint-Etienne, më pas në OGC Nice dhe së fundmi në Marseille.

Ishte pikërisht terreni i “Orange Velodrome” aty ku francezi fitoi besimin e të qenurit titullar i padiskutueshëm, fakt të cilin e dëshmojnë edhe 36 paraqitjet e tij në sezonin paraprak të Ligue 1.

William Saliba, Franca

Saliba, si një mbrojtës fizik dhe i mirë në duele dhe ajër, fitoi edhe besimin e trajnerit të kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ku bëri pesë ndeshje. /Shqip.com