35 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(27.06.2022 13:10:32)
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Po ashtu MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë.
Kurse numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 270.
Që nga fillimi i pandemisë janë janë dhënë më afër dy million doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse, MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin si dhe të respektojnë masat preventive kundër COVID-19./Shqip.com