Fortesa Orana mposhtet në ndeshjen e parë
Publikuar:
(27.06.2022 10:55:53)

Fortesa Orana është mposhtur në raundin e parë të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.
Karatesistja nga Kosova pësoi humbje nga tunizanja, Chehinez Jemi – në kategorinë +68 kilogramë.

Por, shpresat e Kosovës nuk mbarojnë më kaq.
Sot – do të garojë edhe Melos Gashi, në kategorinë -84 kilogramë.
Ekipi mesdhetar i Kosovës përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme.

Lojërat Mesdhetare kanë nisur me 25 qershor dhe do zgjasin deri më 6 korrik. /Shqip.com