Sport Shqiptar

Gërvalla garon për medaljen e bronztë, pas humbjes në gjysmëfinale

Karateistja kosovare, Albulena Gërvalla, i ka filluar mjaft mirë Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Pas fitores në përballjen e parë, Gërvalla pësoi humbje nga algjeriania, Abouriche Louiza, në gjysmëfinale të kategorisë -55 kg.

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës në këtë humbje ndikoi edhe një lëndim që pësoi garuesja.

Derisa, karateistja fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21.

Raundin e parë, Gërvlla e kaloi pa luftë.

Gërvalla tani do të garojë edhe në repesazh për tu munduar të fitojë medalje, që do të ishte e para për shtetin tonë.

Ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022, do të mbahen në qytetin e Oranit të Algjerisë./Shqip.com