PSG-ja e “blindon” talentin 19 vjeçar
Paris Saint Germain e ka “blinduar” talentin – Xavi Simons.
Mesfushorit 19 vjeçar i skadon kontrata me 30 qershor, por parsienët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.
Ama, në sezonin e ardhshëm ai do të dërgohet huazim te PSV – sipas Fabrizio Romanos.
Paris Saint-Germain është në prag të arritjes së marrëveshjes së plotë me Xavi Simons për të zgjatur kontratën – më pas ta huazojë atë te PSV Eindhoven. Negociatat në fazat përfundimtare.
Kontrata e re afatgjatë është e afërt për Xavi Simons, siç u raportua muaj më pare dhe më pas, PSV”, ka shkruar Romano.

Simons – konsiderohet si një futbollist me të ardhme të artë dhe ka zhvilluar gjashtë ndeshje në Ligue 1 – gjatë sezonit të fundit.
Ai është prodhim i akademisë së Barcelonës – “La Masia” dhe është i njohur në rrjetet sociale që shumë vite – me disa video ku shihej duke bërë “magji” me topin. /Shqip.com