Aksident në rrugën Shtime-Duhlë, tre persona mbesin të lënduar
Publikuar:
(25.06.2022 11:04:18)
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugorë në rrugën Shtime-Duhlë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Vesel Gashi- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Duhlë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se Policia është në vendin e ngjarjes duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te aksidenti./Shqip.com