Sport Shqiptar

Pas Kastratit, Trepça zyrtarizon transferimin e dytë nga Ylli

Mikale Tmusic

Pas Erjon Kastratit edhe Mikale Tmusic është transferuar te Trepça.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra nga Mitrovica përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Snajperisti me numrin 7-të zbarkon në “Minatori”. Super Mikale Tmusic i bashkohet klubit tonë”, thuhet në njoftim.

Tmusic ashtu si edhe Kastrati transferohet te Trepça si lojtar kryesor te Yllit, ku arritën të fitojnë titullin kampion dy herë rresht me suharekasit, dhe një trofe të Ligës Unike.

Sezoni e kaluar Trepça u prish vetëm me humbje ndaj Golden Eagle Yllit në finale.

Trepça ishte thuajse e pandalshme edicionin që lamë pas, me një lojë agresive dhe shumë kompakte./Shqip.com