Lajme

KMDLNJ: Mosdiskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, vendim racist nga Samiti i BE-së

KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas mbledhjes së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ky reagim ka ardhur për arsye se në Samitin e BE-së, nuk është diskutuar për mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

KMDLNJ-ja thonë se kanë pritur një përfundim pozitiv nga mbledhja e Këshillit Evropian.Ndërsa, vendimi që të mos diskutohet ky proces për Kosovën, KMDLNJ-ja e quan racist.

“Ky vendim racist i Samitit të Këshillit të Evropës do të shkaktojë shumë çarje në bashkëpunimin pozitë–opozitë në Kosovë duke mos e përjashtuar as destabilizimin, me pasoja të paparashikueshme”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Sipas KMDLNJ-së qytetarët e Kosovës do vazhdojnë serish të paguajnë shuma të mëdha parash vetëm për të caktuar një termin në disa ambasada, pa e pas të garantuar se do të pajisen me viza.

Ilustrim.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor,  morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Lexo edhe:
Osmani ne Bruksel: Kosova është gati, ka ardhur koha për vendime të guximshme nga BE-ja

Në këtë samit, Osmani bëri thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo tha se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave ndërsa i kërkoi BE-së që ta “marrë hapin e guximshëm”.

“Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit”, tha Osmani.

Kosova është shteti i vetëm në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, pavarësisht se Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave./Shqip.com