Arrestohen dy persona, vodhën 200 litra derivate në Obiliq
Publikuar:
(24.06.2022 10:03:03)

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Obiliq pasi dyshohen se kanë vjedhur derivate.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të tyre.
Të arrestuarit dyshohen se vjedhjen e kanë kryer nga rezervarët e një kamioni.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Siç njofton PK-ja, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Shqip.com