Sport Shqiptar

Bad News Eagles marrin ftesë për turneun Elisa Invitational në CS:GO

Sukseset e skuadrës shqiptare në “PGL Major” dhe renditja si ekipi i 18-të në ranglistën botërore në CS:GO, u ka hapur atyre rrugë për fronte të reja.

BNE kanë marrë ftesë në ‘play-off’-in e turneut Elisa Invitational.

Ekipi shqiptar është ekipi i parë që është ftuar direkt në ‘play-off’ të turneut Elisa Invitational, e së bashku me ta në këtë fazë janë ftuar edhe ekipet Eternal Fire dhe HEET.

Skuadrat që do të garojnë në këtë turne do të kenë grup çmimesh prej 50 mijë dollarësh, si dhe vendi i parë do të sigurojë 200 mijë dollar nëse arrin të triumfojë në Elissa Masters Espoo 2022, që mbahet në qytetin Espoo të Finlandës.

Bad Neës Eagles është njëri ndër ekipet favorite për të fituar çmimin e vendit të parë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në turneun LAN, i cili do të mbahet në muajin nëntor në po ashtu në Finlandë.

Nuk dihet akoma se kur do të zhvillohet sfida e parë për ekipin nga Kosova në turneun Elisa Invitational, por pritet që turneu të mbarojë me datën 25 qershor. /Shqip.com