MSH-ja u bën thirrje qytetarëve: Rastet me COVID-19 po rriten, vaksinohuni

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është rritur numri i rasteve me Coronavirus në Kosovë.
MSH-ja në lidhje me këtë ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19.
“Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, që të vaksinohen, ndërsa qytetarët që i kanë marrë një apo dy doza të vaksinës, ta marrin dozën e dytë, respektivisht dozën e tretë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Sipas MSH-së, imuniteti I fituar nga marrja e vaksinës me kalimin e kohës dobësohet prandaj, është e nevojshme marrja e dozës së dytë ose të tretë të vaksinës.
Marrja e dozave të vaksinës kundër COVID-19, ndikon në rindërtimin e imuniteti.
Sot gjatë ditës, MSH-ja ka njoftuar se numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 119.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me virus 13 qytetarë./Shqip.com
