Lajme

Kurti priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin diskutojnë për mbështetjen e Finlandës ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri ka pritur në një takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit.

Gjithashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se në këtë takim është biseduar  për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Finlandës dhe u ritheksua gatishmëria për të thelluar e zgjeruar bashkëpunimin.

Po ashtu është diskutuar edhe për mundësitë e shtimit të ndërveprimit në fushat të cilat shteti i Finlandës mund të ofrojë mbështetje.

Foto nga Takimi

Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen dhe kontributin që Finlanda vazhdon të jep për Kosovën/Shqip.com