Kulturë

Rikthimi i “Sunny Hill” në Prishtinë merr vëmendjen e revistës amerikane

Rikthimi i “Sunny Hill” në Prishtinë ka marrë vëmendjen edhe të medias prestigjioze të muzikës “Billboard”.

Sipas artikullit, është bërë e ditur që Qeveria e Kosovës dhe autoritetet në kryeqytet bashkuan forcat të hënën (20 qershor) për të sjellë në shtëpi një festival ndërkombëtar muzikor të themeluar nga babai i kantautores Dua Lipa, i cili ishte zhvendosur pas një mosmarrëveshjeje me organizatorët e tij.

“Një javë më parë, Sunny Hill Festival njoftoi se po zhvendosej në Shqipërinë fqinje pasi një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet të Kosovës dhe partisë në pushtet në Prishtinë i pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin, i cili ka një kapacitet ditor prej 15,000” shkruan Billboard.

Tutje, ata njoftuan edhe për organizimin dhe artistët që do të përformojnë në këtë edicion të “Sunny Hill”, si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood, Burak, Elvana Gjata, Kida, Ledri Vula, Gheto Geasy dhe të tjerë.

Festivali i ka sjellë Kosovës publicitet të paçmuar. Ngjarja u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë.

Ndryshe prejt viteve të kaluara Sunny Hill, do të mbahet edhe në Tiranë.