Kulturë Kino

Aktori Ben Stiller i Hollivudit ka vizituar Ukrainën

Aktori i famshëm i Hollivudit, Ben Stiller, i cili është ambasador i vullnetit të mirë për agjencinë e OKB-së për refugjatët UNHCR, ka vizituar Poloninë dhe si pjesë e udhëtimit ka vizituar edhe Ukrainën.

Sipas UNHCR, ai mbërriti në Rzeszow në Poloninë jugore të shtunën dhe po viziton rajonin për të nxjerrë në pah nevojat e atyre që kanë ikur nga lufta në Ukrainë, raporton BBC.

Ndërsa ishte në Poloni, ai takoi familje refugjatësh që ishin detyruar të largoheshin nga lufta.

(Foto: BBC) Ben Stiller gjatë vizitës së tij në Ukrainë,

“Miliona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ku mbi 90% janë gra dhe fëmijë. Unë jam këtu për të mësuar, për të ndarë histori që ilustrojnë ndikimin njerëzor të luftës dhe për të përforcuar thirrjet për solidaritet… Gjithkush ka të drejtë të kërkojë siguri. kushdo qoftë. Kudo që. Sa herë që.”, kishte shkruar ai në profilin e tij në Instagram.

Të famshëm të tjerë hollivudian që vizituan Ukrainën është edhe Angelina Jolie, e cila është gjithashtu një ambasadore e vullnetit të mirë të OKB-së dhe vizitoi qytetin e Lvivit në prill.

Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e 116-të të saj, që prej se filloi në shkurt të këtij viti. /Shqip.com