Sport Shqiptar

Ardi Qorri transferohet tek Llapi

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, ka transferuar mesfushorin 21-vjeçar, Ardi Qorri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Llapi, përmes një postimi në Fcaebook.

May be an image of 2 people

“21-vjeçari theksoi se pa u menduar dy herë zgjodhi ta pranoj Llapin si një klub që u jep hapësirë të rinjëve dhe se puna me trajnerin Batatina do ta shtyj atë ta jap më të mirën nga vetja që t’i tregoj vlerat. Ardi u nda i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi dhe pasi firmosi kontratën, do t’i bashkohet grupit të lojtarëve në përgatitjet për garat evropiane që do t’i zhvillojmë në Strugë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mesfushori ishte pjesë e Feronikelit për 12 vjet, derisa me skuadrën e re ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

May be an image of 2 people and people standing

Qorri në edicionin e fundit u paraqit në 34 ndeshje për “Niklin” duke arritur të realizoj gjashtë gola e një asistim./Shqip.com