Zyrtare: Agron Kuka është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Xhudos

Tashmë është edhe zyrtare, Agron Kuka do jetë anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Xhudos.
Ai do e ushtrojë detyrën e drejtorit sportiv.
Ky është një hap i madh për Kosovën, pasi ky është niveli më i lartë i unionit të këtij sporti.
Këtë lajm e ka bërë të ditur, selektori i Kosovës, Driton Kuka përmes një postimi në Facebook.
Dritoni ka shkruar se “dhe zyrtarisht, Agron Kuka anëtar i Bordit Ekzekutiv të federatës Evropiane të xhudos!Detyrë specifike do ketë detyrën e Drejtorit Sportiv!Xhudo e Kosovës ka vlera që i njeh Evropa!Ngjarje me rëndësi për sportin e vendit tonë”.

Urime Kryetarit të federatës tonë për postin,post ky i ofruar nga tashmë Presidenti i EJU Laszlo Thot marr parasysh vlerësimin që ata bajnë për xhudon e Kosovës”.
Agron Kuka është edhe Kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, sport në të cilin sportistët vendorë po vazhdojnë të korrin suksese të mëdha. /Shqip.com