Kulturë

Goran Bregoviq nis koncertin në Korçë me këngën ”Kosovska”

Këngëtari serb, Goran Bregovic

Këngëtari, Goran Bregoviç, ka filluar të përformojë në “Festivalin e Birrës” me këngën “Kosovska”.

Kjo është dita e fundit e këtij festivali, e rezervuar për këngëtarin Bregoviç.

Pjesëmarrja e tij është kritikuar ashpër në Shqipëri e Kosovë.

Madje, të gjithë artistët kosovarë të ftuar në Festival kanë anuluar pjesëmarrjen.

Sonte trupa policore po mbajnë sigurinë, madje trupa sigurie janë parë edhe lartë nëpër ndërtesa. /Shqip.com