Olsa Muhameti paralajmëron projektin e ri që do të nisë së shpejti

Për’puthen ka mbyllur me sukses edhe sezonin e tretë.
Por autorja e programit ka treguar se do të rikthehet shumë shpejt me një tjetër projekt që sipas saj do jetë ekstravagant.
Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti së fundmi ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie, ku ka lajmëruar se “do të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.”
E me anë të një Ask të bërë disa orë më parë, Olsa ka treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, të cilit i ka zbuluar dhe titullin që është ‘Kepi i Tundimeve’.
Nuk dihet nëse ‘Kepi i Tundimeve’ do të jetë versioni i ri i ‘Për’Puthen’ apo një projekt i ri nga autorja, megjithatë na mbetet të presim se çfarë do të zbulojë vetë Olsa./Shqip.com
