Lajme

Punëtorët e KEK-ut protestojnë nesër për të kërkuar lejimin e tërheqjes së Trust-it

Ilustrim

Punëtorët e KEK-ut pritet që nesër të dalin në protestë. Ata po kërkojnë që të lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.

Lidhur më këtë protestë, kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Lluminica disa ditë më parë është shprehur se në këtë protestë do të ketë numër të madh të protestueseve.

““Ne do të jemi pjesëmarrës në protestë si sindikata për arsye se është preson i madh i anëtarësisë dhe i të gjithë punëtorëve të Korporatës që këto mjete të tërhiqen. Gjendja e tyre është jo e mirë në këtë kohë pas pandemisë” kishte thënë Llumnica.

Sipas Llumnicës lejimi për të tërhequr mjetet i ndihmon jo vetëm punëtorët e KEKU-ut por të gjithë.

“Kjo tërheqje do t’i ndihmon jo vetëm punëtorët e KEK-ut por edhe punëtorët tjerë në Kosovës, do t’i ndihmon edhe bizneset dhe familjarët të cilët preken nga kjo tërheqje” ka thënë Llumnica.

Disa javë më parë  ishte organizuar edhe një protestë e një grupi të qytetarëve që po kërkonin lejimin e tërheqjes së mjeteve prej 30 për qind nga fondi i kursimeve pensionale – Trusti.

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës ku pritet të diskutohet për Trustin./Shqip.com