Disa persona në Ferizaj dërgojnë një vajzë të vdekur në spital dhe ikin nga vendi i ngjarjes
Publikuar:
(22.08.2021 17:32:12)

Të dielën rreth orës 15:08, një femër 18 vjeçare është dërguar e vdekur në Spitalin Rajonal të Ferizajt.
Sipas policisë, persona e panjohur që e kanë sjellë vajzën nuk janë identifikuar ende.
Rasti është konfirmuar për Shqip.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Vesel.
“Viktimën e kanë sjell disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital. Por, vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente”, ka thënë ai.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin. Shqip.com