Lajme

Zogaj tregon për rregullat të cilat do t’i zbatojnë personat që përdorin skuterë elektrikë

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka treguar për rregullat të cilat do të zbatohen së shpejti  për ngasësit e skuterëve elektrikë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Disa nga rregullat janë këto: me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik i nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës” ka shkruar Zogaj.

Sipas Zogaj ngasja në hapësirat e gjelbëruara do të jetë e ndaluar.

“Fuqi maksimale 500Ë,Shpejtësia maksimale 25km/h,Mosha 15+, ndalohet ngasja në pjesë të gjelbëruara” ka shkruar Zogaj.

Sipas Zogaj, rregullorja për E-Scooters do të del në diskutim publik së shpejti/Shqip.com