Serena Sula “plas” skandalin për Ilir Shaqirin: Më kërkoi numrin…
Vajza shqiptare e njohur tek publiku si vajza e ‘twerkut’ ka habitur të gjithë me deklaratën e saj të fundit.
Ajo ka lëshuar një deklaratë ku ka përfshirë fituesin e Big Brother Vip, Ilir Shaqirin.
Së fundmi në një intervistë televizive, Sula është pyetur për emrin e mashkullit vip shqiptar që e ka ngacmuar. Ndonëse në fillim ka hezituar, më pas Serena ka habitur me përgjigjen e saj. Ajo u shpreh se teksa ndodheshin në një ambjen të përbashkët, Ilir Shaqiri ka flirtuar me të.
“Kur isha një intervistë në Top Channel qëllova me fituesin e BBV, Ilir Shaqirin. Po bëja grimin dhe erdhi Iliri me Sabianin dhe ngeli duke më parë nga këmbët. Unë isha aty edhe tha: “Wow ku e kam parë këtë”. Unë i thash që jam Serena Sula dhe ai tha: “Po je vajza që bën tëerk”. Ngeli shtangut kur më pa. Po ku je ti që sna u fute neve tek Big Brother.Unë duhet të isha në BBV dhe i thashë a do bënim gjë aty bashkë edhe tha: “Vallaj po. Je shumë seksi”. Pimë cigare jashtë dhe më mori kontaktin,”-u shpreh Serena.
Pas kësaj pritet të shohim nëse do reagojë balerini shqiptar, i cili para pak javësh u martua me Emanuela Morinin./Shqip.com
