9 mijë e 255 euro përfitoj Memli Krasniqi nga Kriptovalutat
Publikuar:
(14.06.2022 14:52:47)

Deputeti dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës po del se nga Kriptovalutat përfitoi 9 mijë e 255 mijë euro.
Kjo është bërë e ditur në bazë të deklarimit të pasurisë të prezantuar nga Agjencia kundër Korrupsion.
Në bazë të deklarimit të pasurisë del se Krasniqi posedon një apartament në vlerë prej 110,000.00 euro, e po ashtu edhe një Shtëpi në 2.86 ari truall me vlerë 160,000.00 euro.
Po ashtu, Krasniqi posedon edhe 10 mijë e 842 euro para të gatshme në bankë. Paga vjetore e Krasniqit del të jetë 21,602.58 euro./Shqip.com


