Ramush Haradinajt i shtohet pasuria, posedon restorant në Graçanicë prej pesë vite

Duket se kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i është rritur pasuria.
Kjo për faktin se deri sa në vitin 2021, Haradinaj nuk posedonte restorant por një gjë e tillë tashmë ekziston, ky restorant ka ekzituar nga 2017.
Në deklarimin e pasurisë të bërë publike nga AKK-ja del se Haradinaj posdeon restorant me emrin MAMO në Graçanicë.

Por sipas Haradinaj biznesi i deklaruar i bashkëshortes, “MAMO” Sh.P.K., u themelua në vitin 2017. Që atëherë nuk ka zhvilluar asnjë veprimtari dhe nuk ka gjeneruar të hyra.
Nga Pasuria e Paluajtshme del se Haradinaj posedon Shtëpi banimi – vlera në ndërtim (e lëshuar me qira) në vlerë prej 300,000.00 euro, Shtëpi familjare – Kulla në vlerë prej 270,000.00, Tokë kodrinore 75,000.00 , Tokë – truall 27,300.00, Shtëpi banimi (vlera në ndërtim 202,000.00, Apartament – banesë (vlera në ndërtim) 70,000.00 , Vilë 120,000.00.
Sa i përket parave të gatshme, Haradinaj posedon 24,327.73 euro në Raifaisen Bank./Shqip.com



