Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Publikuar:
(13.06.2022 22:02:40)

Është lëshuar leja e ndërtimit për Xhaminë Qendrore në lagjen Dardania në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se më në fund e kanë vënë në binarët e duhur këtë proces.
“Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit”, ka shkruar ai.

Rama gjithashtu ka thënë se qytetarët e lagjeve Dardania e Ulpiana duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme./Shqip.com