Deputeti kroat në Kosovë: E ritheksova zotimin e Kroacisë për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin në KE

Domagoj Hajdukoviq, deputet në Kroaci, ka përsëritur zotimin e shtetit të tij për përkrahjen e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Këto zotime deputeti Hajdukoviq i bëri gjatë një vizite në Kosovës, saktësishtë gjatë takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
“Vizita ime në Kosovë filloi me një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ne folëm rreth rajonit dhe ngjarjeve të fundit në Kosovë. E ritheksova zotimin e Kroacisë për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, si dhe për rrugën e saj evropiane”, ka shkruar deputeti i Parlamentit të Kroacisë.
Gjithashtu edhe Bislimi ka shkruar sa i përket takimit me deputetin kroat.
“Faleminderit për bisedën frytdhënëse Domagoj Hajdukoviq. Ne e vlerësojmë lart mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe rrugën evropiane”, është shprehur Bislimi.
Që kur Kosova e bëri publike se ka aplikuar për anëtarësim në KE, Kroacia ka qenë e zëshme në përkrahjen ndaj saj.
Thank you for the fruitful conversation @dhajdukovic. We highly appreciate 🇭🇷’s support for 🇽🇰’s @coe membership application and our 🇪🇺path. https://t.co/tzJ2bicZzK
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) June 13, 2022