Mësohen kundërshtarët e mundshëm të ekipeve kosovare në Europë

Nesër do të jetë ditë e rëndësishme për ekipet kosovare që do të marrin pjesë në garat europiane.
Me fillim nga ora 12:00, në mesditë, nis ceremonia e hedhjes së shortit për Ballkanin, teksa pas një ore (13:00) hidhet për Dritën, Gjilanin dhe Llapin.
Kampioni i Kosovës, në shortin e vlefshëm për kualifikim në Ligën e Kampionëve, do të ketë fatin të përballet me njërën nga këto skuadra:
Malmo (kampion i Suedisë), Bodo/Glimt (kampion i Norvegjisë), HJK Helsinku (kampion i Finlandës), The Neë Saints (kampion i Uellsit) dhe Zalgiris (kampion i Lituanisë).
Teksa, për tre skuadrat tjera vendase që do të garojnë në Konferencëligë, shorti mund të jetë kështu:
Drita: Inter Turku (Finlandë), Panevezys (Lituani), Paide (Estoni), Akademija Pandev (Maqedoni e Veriut) dhe Hamrun Spartans (Malta).
Gjilani: KuPS Kuopio (Finlandë), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Liepaja (Letoni) dhe Kauno Zalgiris (Lituani)
Llapi: Olimpija Ljubljana (Slloveni), Buducnost (Mali i Zi), B36 (Ishujt Faroe), Gzira Utd (Malta) dhe St Joseph’s (Gjiblartar).
Kujtojmë se Drita e mbylli sezonin në pozitën e dytë tabelore të Superligës së Kosovës, Gjilani në të tretën ndërsa Llapi ishte fitues i Kupës së Kosovës. /Shqip.com