Tahiri i kërkon qeverisë ta tërheq nga rendi i ditës ligjin për përcaktimin e pagës minimale

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria që në seancën e ardhshme të tërhiqet nga rendi i ditës ligji për përcaktimin e pagës minimale.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, Tahiri tha se mospërfshirjen e veteranëve në këtë ligj nuk e përkrahin në asnjë mënyrë.
“Ne si grupe opozitare kemi kërkuar që përmes një mocioni procedural një pikë e rendit të ditës që i diskriminon rëndë veteranët dhe pait një tentim që të kalohet ligji për pagën minimale, ta tërheqin ligjin për përcaktimin e pagës minimale. Lënien jashtë të kategorisë më të ndjeshme në asnjë rrethanë s’e përkrahim”, tha Tahiri.
Ai tha se mospërfshirja e veteranëve në Ligjin për Paga është dëm i themeleve të lirisë së Kosovës.
“Diskriminimi deri në këtë masë, pikërisht në 23 vjetorin, kur thurim lavde për UÇK-në, veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, ta kemi një pikë siç është përcaktimi i pagës minimale dhe të mos t’i përfshijmë as në pagën minimale pensionet e veteranëve të UÇK-së, është një dëm që i bëhet themeleve të lirisë së vendit”, tha ai.
Tutje, Tahiri i bëri thirrje qeverisë që ta tërheqin këtë pikë, sepse sipas tij është e papranueshme dhe në asnjë rrethanë s’duhet të kaloj./Shqip.com